Lajme
Mitrovicë: Vodhi dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera, arrestohet 23-vjeçari
Demokracia
13:50 | 01 Gusht 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për  kryerje të  veprës  penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Në njoftimin e policisë thuhet se në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Mitrovicë, i dyshuari në një shtëpi private,  ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera, përcjell Demokracia.com.

“Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet  e vjedhura, katër telefona dhe dy laptop. Materialet e sekuestruara pas proceduarve të nevojshme hetimore  do t’ i kthehen pronarit. Pas intervistimit, të dyshuarit K.I., 23 vjeçar, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Një rast i veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’ është raportuar në mëngjesin e sotëm  në Stacionin Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë. Si rezultat i  një hetimi të mirëfilltë  hetuesit  policorë pas disa orëve kanë arritur  të identifikojnë dhe  arrestojnë  një person të dyshuar  për  kryerje të  veprës  penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Arrestimi i  të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave  të siguruara se gjatë natës së datës 1 gusht 2021, në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Mitrovicë, në një shtëpi private,  ka vjedhur dy laptop, katër telefona mobil dhe gjësende tjera.

Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet  e vjedhura, katër telefona dhe dy laptop. Materialet e sekuestruara pas proceduarve të nevojshme hetimore  do t’ i kthehen pronarit.

Pas intervistimit, të dyshuarit K.I., 23 vjeçar, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë./Demokracia.com/

Të ngjashme