Kur në trupin tonë është një sasi shumë e madhe e toksinave, është e nevojshme që të largohen sa më shpejt. Toksinat që grumbullohen në trup e kanë origjinën nga ushqimi dhe pijet që konsumojmë, por edhe nëpërmjet lëkurës dhe ajrit të ndotur që thithim.
Simptomat e mëposhtme tregojnë që trupi është plot me substanca të dëmshme për ne:
– fryrja e barkut
– një ëndërr e keqe
– lodhje konstante
– era e keqe e gojës
– ngjyra e gjuhës e bardhë në të verdhë
– ndjeshmëria më e fortë e aromave
– lëkura problematike dhe dhimbja e kokës
Toksina mund t’i largojmë në këto mënyra:
Sauna, sepse djersitja mundëson heqjen e toksinave nga trupi.
Heqja dorë nga ushqimi për një kohë të shkurtër. Është një mënyrë që t’i jepni trupit tuaj një shans për të marrë një pushim nga ushqimi i rëndë. Mundohuni që të hiqni dorë nga ushqimt e rënda të paktën një herë në javë.
Konsumi i ushqimeve të zgjedhura. Sigurohuni që të konsumoni sasi të mjaftueshme të perimeve dhe sidomos ushqimet që duhet të jenë pjesë e dietës tuaj si brokoli dhe koriandra (Coriandrum sativum).