Një i ri nga Istogu ka vdekur si pasojë e një aksidenti që pësoi 10 ditë më parë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Berisha ka edhe lidhje familjare me viktimën.
“I tronditur nga vdekja e hershme e nipit tim Dolindit, ngushëllime familjës dhe të gjithë atyre qe e njohën”, ka shkruar Berisha.
Personi me inicialet D.B. ishte goditur nga një veturë dhe si pasojë e lëndimeve, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve./Demokracia.com./