Lajme
Ky është kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës
Demokracia
11:52 | 01 Gusht 2021

Share:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka njoftuar se kryesia e degës në Kamenicë ka vendosur që kandidat për kryetar të kësaj komune të jetë Muhamed Kallaba.

Në njoftimin e degës së PDK-së në Kamenicë thuhet se kandidati u votua nga të gjithë të pranishmit, pa pasur votë kundër, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS

Dega: Kamenicë

Data: 31.07.2021

Subjekti: Zgjedhjet lokale 2021

Kryesia e Degës së bashku me kryetarët e nëndegëve në mbledhjen e mbajtur më 31.07.2021, në mënyrë unanime kanë vendosur që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës nga rradhët e PDK-së të jetë Mr. Sc. Muhamed Kallaba.

Kandidati u votua nga të gjithë të pranishmit, pa pasur votë kundër.

Muhamed Kallaba është njëri nga themeluesit e degës së PDK-së në Kamenicë. Kontributin e tij për komunen dhe qytetarët ai e ka dhënë në shumë forma tash e disa vite, duke ndërtuar një figurë të një intelektuali të respektueshëm dhe profesionist. PDK është krenare që në gjirin e saj ka persona të tillë, që gërshetojnë vlerat më të mira të një shoqërie dhe përfaqësojnë qytetarët në mënyrë të dinjitetshme.

Me z. Kallaba do tu kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur qytetarëve të komunës së Kamenicës dhe do të jetë oferta më e mirë për qytetarët tanë.

Ai dhe lista e kandidatëve për asamble komunale nga partia jonë do të jenë kombinimi dhe ekipi fitues i zgjedhjeve të tetorit.

Urime, suksese dhe na priftë e mbara!/Demokracia.com/

Të ngjashme