Lajme
Rriten rastet e reja me COVID-19 edhe në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
18:16 | 31 Korrik 2021

Share:

Brenda 24 orëve janë shënuar 81 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 5 mijë e 315 testime të bëra, 81 persona rezultuan pozitive me COVID-19.

Shkupi dhe Tetova tashmë disa ditë kryesojnë listën si qytetet me më shumë të infektuar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, sot nga Gjevgjelia tha se pacientët e infektuar janë persona të pavaksinuar.

Të ngjashme