Lajme
Gjermani rrah gruan e tij kosovare, pranon tretman mjekësor
Demokracia
11:37 | 31 Korrik 2021

Share:

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, njëri prej tyre shtetas gjerman, pasi janë përfshirë në një përleshje.

Ky i fundit, fillimisht ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, kosovare, e cila ka pranuar edhe tretman mjekësor.

“Më pas dy të dyshuarit tjerë familjarë të viktimës kanë shkuar në banesën e viktimës dhe të tre të dyshuarit  janë përleshur fizikisht”, thuhet në raportin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Vushtrri 30.07.2021 – 15:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë  dhe një mashkull shtetas gjerman.  I dyshuari shtetas gjerman e ka sulmuar fizikisht viktimën femër  kosovare, bashkëshorten e tij, e më pas dy të dyshuarit tjerë familjar të viktimës kanë shkuar në banesën e viktimës dhe të tre të dyshuarit  janë përleshur fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit   me rekomandim të prokurorit të shtetit  pas  intervistimit janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet./Demokracia.com/

Të ngjashme