Lajme
Dyshohet se i vuri zjarrin Ksamilit, policia arreston të riun shqiptar
Demokracia
11:12 | 31 Korrik 2021

Share:

Është arrestuar autori i zjarrvënies në Ksamil.

Mësohet se ai është një 25-vjeçar banues në Ksamil, dhe mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte.

Zjarri u përhap me shpejtësi ndërsa lajmi u përhap edhe në mediat greke.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Vijon puna për vënien përpara përgjegjsisë ligjore të atyre shtetasve që kryejnë krime mjedisore.

Arrestohet një 25-vjeçar, për zjarrëvënie në Ksamil.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatrrimi i pronës me zjarr”, shtetasin E. Z, 25 vjeç, banues në Ksamil, pasi mbrëmjen e djeshme, në kodrën në lagjen nr.1, Ksamil, ky shtetas dyshohet se ka djegur me zjarr, një sipërfaqe toke me shkurre dhe pemë ullishte.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Të ngjashme