Lajme
IKSHPK: Vaksinohuni që të mos ketë masa rigoroze në vjeshtë
Demokracia
10:52 | 31 Korrik 2021

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik apelon qytetarët që të vaksinohen, në mënyrë që të parandalohet mbyllja totale në vjeshtë.

IKSHPK përmes një shkrimi në Facebook, thotë se mund të ketë masa rigoroze.

“Mos lejoni mbylljen e të gjithëve nga pakujdesia e disave”, është mbishkrimi i fotos së shpërndarë nga Instituti.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19./Demokracia.com/

Të ngjashme