Holanda sot ka paralajmëruar një mot shumë të ligë dhe kjo është arsyeja që Federata e futbollit t’i anulojë të gjitha ndeshjet e parapara të zhvilloheshin sot e (diele), shkruan Demokracia.com.
Instituti Meteorologjik i Holandës ka dhënë ‘alarmin e kuq’ për një stuhi të madhe të dëborës dhe kushtet për lojë janë të vështira.
Ndeshjet që u anuluan janë: Ajax – FC Utrecht, FC Groningen – Feyenoord, Willem II – ADO The Hague dhe VVV-Venlo – Sparta Rotterdam. /Demokracia.com