Izraeli do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç, konfirmoi të enjten kryeministri i këtij vendi, Naftali Bennett. Dhënia e dozave përforcuese do të nisë të dielën, në kohën kur numri i të infektuarve me koronavirus është në rritje, për shkak të variantit më ngjitës Delta.
“U bëj thirrje njerëzve të moshuar që tashmë janë vaksinuar, të marrin edhe dozën shtesë. Mbrojeni veten”, tha Bennett. Rreth 55 për qind e nëntë milionë banorëve të Izraelit janë vaksinuar plotësisht – shumica e tyre me vaksinën Pfizer/BioNTech, raporton Rel.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë 15 000 raste aktive në Izrael – përfshirë 151 persona të shtruar në spital në gjendje të rëndë.