Lajme
Shqipëri, Karaburuni dhe Radhima përfshihen nga zjarret
Demokracia
22:59 | 29 Korrik 2021

Share:

Prej dy ditësh, gadishulli i Karaburunit në Shqipëri është përfshirë nga flakët që kanë prekur zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum dhe në gjithë zonën me shkurre.

Ndërsa ditën e sotme është aktivizuar një vatër zjarri edhe në Radhimë, ku rrezikohen banesat dhe hotelet. Shërbimi zjarrfikës me tre autobote dhe 15 punonjës po luftojnë me flakët.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si punonjësit e zonave të mbrojtura janë duke u përpjekur ta vënë nën kontroll avancimin e flakëve por për shkak të terrenit kjo është e pamundur sepse ata kanë vetëm mjete rrethanore./tch/

Të ngjashme