Një makinë policie u aksidentua paraditen e sotme në Laknas.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:18, tek kryqëzimi i Bërxullit, ku janë përfshirë në përplasje mjeti i policisë me drejtues P. K, dhe pasagjer A. M ( aktualisht në shërbim), me mjetin me drejtues S. Xh., dhe pasagjere shtetasen E. Xh.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy punonjësit e policisë dhe pasagjeria në mjetin tjetër shtetasja E.Xh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, raporton OraNews.