Real Madridi gabimin me Sergio Ramosin dhe Raphael Varanen nuk e ka bërë edhe me mbrojtësin e krahut, Dani Carvajalin.
Reprezentuesi spanjoll ka nënshkruar kontratë të re me “mbretërit” që e mban të lidhur në Madrid deri në vitin 2025, shkruan Demokracia.com.
Kjo është konfirmuar nga një komunikatë e lëshuar nga klubi mbretëror në uebfaqe.
“Real Madrid CF dhe Dani Carvajal kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për katër sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2025”, thuhet në komunikatën e Real Madridit.
2️⃣0️⃣2️⃣5️⃣@DaniCarvajal92 | #Carvajal2025 pic.twitter.com/oZw6t4u39N
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 29, 2021
Nga Los Blancos këtë afat kalimtar të verës janë larguar dy nga mbrojtësit kryesor të ekipit, Sergio Ramos dhe Raphael Varane.
Nga këto dy largime, Real Madridi i Florentino Perezit ka fituar vetëm 50 milionë euro.
Ramos kaloi si lojtar i lirë te Paris Saint-Germaini, ndërkaq Varane iu bashkua për 50 milionë euro Manchester Unitedit. /Demokracia.com