Lajme
Zjarre në Turqi, raportohet për një person të vdekur
Demokracia
13:26 | 29 Korrik 2021

Share:

Zjarre të mëdha kanë djegur dhjetëra shtëpi dhe sipërfaqe të mëdha me pyje në rajonin jugor të Manavgat në Turqi.

Zjarri ka qenë me përmasa të mëdha dhe qindra zjarrfikës dhe helikopterë janë angazhuar për fikjen e tij. Dëmet janë të mëdha, ndërkohë që deri tani raportohet për një të vdekur në veri të Manavgatit, zona më e prekur nga zjarret.

Autoritetet evakuuan 18 fshatra në Antalia ndërsa 16 fshatra të tjerë u evakuuan në krahinat fqinje të Adana dhe Mersin.

Dhjetëra njerëz janë dërguar në spital për probleme më frymëmarrjen dhe flakët kanë mbërritur në pranë resorteve turistike në Antalya.

 

     

Të ngjashme