Lajme
Aksident në Prishtinë, lëndohet një person
Demokracia
12:43 | 29 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçiklete në rrugën “Gollaku” në Prishtinë.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:00 në rrugën  Gollaku në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha Borovci.

Ai tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut./Demokracia.com/

Të ngjashme