Lajme
Xhafer Gashi sonte zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Obiliqit
Demokracia
12:16 | 29 Korrik 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, sonte do të zyrtarizojë kandidaturën e tij për kryetar të komunës së Obiliqit për zgjedhjet lokale të tetorit 2021 edhe për një mandat qeverisës.

Kandidaturën e tij do të zyrtarizojë sonte ( e enjte, 29 korrik 2021) nga ora 20:00 në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Iniciativës Qytetare për Obiliq, në zyrën e Iniciativës Qytetare për Obiliq.

Në këtë mbledhje do të prezantohet edhe lista për asamble komunale.

Iniciativa Qytetare për Obiliq, është shtëpi dhe adresë e hapur për të gjithë qytetarët e Obiliqit, gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat e Obiliqit, profesionistë të fushave të ndryshme, aktivistë të devotshëm, të gatshëm për të kontribuar në ndërtimi e së tashmes dhe të ardhmes së qytetit të Obiliqit.

Të ngjashme