Lajme
Vuçiq: Të kaluarën ta lëmë pas, gjithmonë do të jenë ata që mendojnë vetëm për zgjedhje
Demokracia
10:48 | 29 Korrik 2021

Share:

Ka filluar forumi ekonomik rajonal në Shkup, ku po marrin pjesë kryeministrave të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, atij të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky i fundit në fjalën e tij para të pranishmëve, ka thënë se e kaluara duhet të lihet mbrapa, derisa pati një mesazh për ata që e kundërshtuan iniciativën për bashkëpunim rajonal, raporton Demokracia.com.

“Të kaluarën duhet ta lëmë mbrapa, dhe duhet të fokusohemi drejt të ardhmes…Gjithmonë do të kemi oponent që do të shohin konspiracione në këtë iniciativë, ata që mendojnë vetëm për zgjedhje të ardhshme”, ka thënë ai.

Ndërkohë, të mërkurën Edi Rama konfirmoi se emri i “Mini-Shengenit” pritet të ndryshojë, për shkak të kritikave që ka marrë, raporton Demokracia.com.

Vlen të theksohet se Demokracia.com ka raportuar ditë më parë se ky emër do të ndryshojë në “Iniciativa për katër liritë e lëvizjes”.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të marrë pjesë në këto takime mes liderëve të shteteve të rajonit dhe e ka kundërshtuar këtë nismë që nga fillimi./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/172402414837616

Të ngjashme