Lajme
72-vjeçari nga Shqipëria i vendos flakën gruas me benzinë
Demokracia
09:59 | 29 Korrik 2021

Share:

Një 72-vjeçar në Gjirokastër i ka vendosur flakën gruas me benzinë pas një sherri në familje.

Policia njofton se 72-vjeçari Panajot Janaqi banues në fshatin Këllëz ka djegur me lëndë djegëse, benzinë bashkëshorten e tij, shkruan abcnews.al.

Si pasojë e plagëve të rënda që ka pësuar nga djegia, e moshuara është transportuar në spitalin rajonal Gjirokastër dhe fatmirësisht ndodhet “jashtë rrezikut për jetën” sipas policisë.

Të ngjashme