Lajme
Arrestohet serbi që deshi ta kalojë ilegalisht kufirin, i konfiskohen pemë e perime
Demokracia
09:57 | 29 Korrik 2021

Share:

Një shtetas i Serbisë është arrestuar mbrëmë pasi i njëjti kishte tentuar të kalonte ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi.

Gjatë kontrollës në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar pemë dhe perime pa dokumente përkatëse.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që është takuar nga patrulla policore duke tentuar që ta kaloi ilegalisht kufirin Kosovë- Serbi. Gjatë kontrollës në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar pemë dhe perime pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Demokracia.com/

Të ngjashme