Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orëshin e kaluar nga 3 mijë e 669 teste të kryera, 58 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 616, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 2 mijë e 265 persona.
Në total numri i rasteve aktive është 250.
Deri më sot 124 mijë e 226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Demokracia.com/