Tre të lënduar në aksidentin që ndodhi të dielen në Kroaci, ku si pasojë vdiqën 10 kosovarë, do të lirohen sot nga spitali.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Përderisa gjatë tërë ditës ndajmë dhimbjen me familjarët e viktimave të aksidentit në Sllavonski Brod, të cilët u sollën sot dhe po varrosen në vendlindjet e tyre, lajme të mira vijnë nga Kroacia. Dy bashkëkombës u liruan nga spitali e tre lirohen nesër kurse edhe Muharremi ka dal nga kujdesi intensiv dhe është në gjendje stabile. Gjithë të lënduarve shërim sa më të shpejt, e familjarëve të viktimave forcë për ta përballuar dhimbjen”, ka thënë ai mbrëmë./Demokracia.com/