Qeveria serbe dëshiron që kompanitë spanjolle të investojnë në projektin masiv të minierave të litiumit, transmeton Demokracia.com
Zyrtarë qeveritarë të Serbisë kanë mbajtur sot takim me diplomatët spanjoll, dhe në atë takim thuhet se u diskutua për investimin spanjoll në Serbi, specifikisht për në minierat e litiumit.
Spanja, si një ndër pesë vendet e BE-së që nuk e njeh Kosovën, kërkohet nga Serbia që të investojë në këtë projekt masiv, aktualisht të udhëhequr nga kompania britaniko-australiane Rio-Tinto.
Në projekt bën pjesë edhe prodhimi i energjisë elektrike me burime të rinovueshme, sipas dtt-net.com. /Demokracia.com/