Lajme
47 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
14:48 | 28 Korrik 2021

Share:

Maqedoninë e Veriut as sot nuk shënoi të vdekur nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë kryer 3 mijë e 593 testime nga të cilat, 47 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, përcjell Demokracia.com

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 156 mijë e 171 raste prej të cilave 5 mijë e 491 kanë ndërruar jetë.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut janë 359 raste aktive me COVID-19.

Të ngjashme
Lajme • 16 Maj 2025