Motra e Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro është shtruar në spital pas ndërlikimeve me COVID-19.
Ajo postoi në Instagram një fotografi nga shtrati i saj në spital, duke konfirmuar se ishte pozitive me koronavirus më 17 korrik, përcjell Demokracia.com.
Simptomat e saj u përkeqësuan, ndërsa ajo shkoi në spital duke treguar në pamje se është në oksigjen.
Katia kishte reaguar ashpër kur Cristiano Ronaldo kishte rezultuar pozitiv me koronavirus në tetor të 2020.
Ajo e kishte quajtur si “mashtrimi më i madh që ka parë ndonjëherë”, referuar virusit famë keq. /Demokracia.com