Mbas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se të hënën në Kuvendin e Kosovës do të diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë.
Kusari-Lila tha po ashtu se në seancë do të vazhdohet me votimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.
“Seanca do të vazhdojë me datën 2 gusht. Ne nga pozicioni i pozitës presim miratimin e rishikimit të buxhetit për të ofruar mundësinë e pakos ekonomike. Në seancë do të vazhdohet me votime, 4 marrëveshjeve ndërkombëtare. Kërkesa e deputetëve është e përfshirë në agjendën e ditës së hënë ndaras raporti 100 ditësh është publiku dhe është aty. Natyrisht në secilën kërkesë qëndron edhe Qeveria të gatshëm të diskutojmë për sfidat që kanë karakterizuar 100 ditëshin e Qeverisë Kurti 2”, tha Kusari Lila.
Kujtojmë se Qeveria e Kosovës i ka bërë 100 ditë në fund të muajit qershor./Demokrcia.com/