Lajme
​Dogana shënon rekord në të hyra, mbi 700 milionë euro deri më sot
Demokracia
11:52 | 27 Korrik 2021

Share:

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se këtë vit janë mbledhur 30 për qind më shumë të hyra se sa vitin e kaluar.

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot është tejkaluar shumë prej 700 milionë euro të hyra.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Dogana e Kosovë sot ka tejkaluar 700 milionë euro te hyra dhe kjo paraqet herën e parë që arrihet ky rekord në mbledhjen e të hyrave. Respektivisht, sot janë raportuar 701.2 milionë euro e që në krahasim me vitin e kaluar paraqesin rritje me rreth 30% më shumë pasi vitin e kaluar kishim 543.5 milionë”, thuhet në komunikatën për media nga Dogana e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme