Një gyp i ujit është dëmtuar në lagjen “Lakrishtë” afër stacionit të vjetër të trenit në Prishtinë. Si pasojë ka mbetur pa ujë banorët e një pjese të “Dardanisë”, të lagjes “Arbëria” dhe lagja “Lakrishtë” në Prishtinë
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët, se kemi dëmtim të gypit të ujit me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë.” thuhet në komunikatën për media.
Sipas KRU “Prishtina” ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Deri në përfundimin e sanimit, sipas KRU “Prishtina”, lagjet “Dardania”, “Lakrishta” dhe “Arbëria” do të mbesin pa ujë të pijshëm.