Real Madridi ka arritur të marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim ndaj Huescas me rezultat 1:2, shkruan Demokracia.com.
Mund të duket e çuditshme por fitoren skuadrës së Zinedine Zidane ia siguroi mbrojtësi francez, Raphael Varane që shënoi të dy golat.
Pas këtyre tri pikëve, Reali është në pozitën e tretë me 40 pikë aq sa ka edhe Barcelona që është në pozitën e dytë ndërsa janë shtatë pikë mbrapa liderit Atletico Madridi. /Demokracia.com