Lajme
Maqedoni Veriore: 25 vjet burg për organizatorët e 27 prillit 2017
Demokracia
19:41 | 26 Korrik 2021

Share:

Organizatorët e 27 prillit të përgjakshëm janë fajtorë dhe gjykata penale i dënoi ata me burg.

Ish-kryetari i Parlamentit Trajko Veljanoski u dënua me gjashtë vjet e gjashtë muaj, ndërsa ish-ministrat e Qeverisë së VMRO-DPMNE-së Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski u dënuan me nga gjashtë vjet e tre muaj. Ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski, iu shqiptuan gjashtë vjet.

Prokuroria kërkoi paraburgim për të gjithë. Gjykata vendosi që arresti shtëpiak ishte i mjaftueshëm. Mile Janakieski reagoi ndaj trajtimit çnjerëzor për shkak të kërkesave të vazhdueshme për paraburgim dhe relacionit shtëpi- burgu i Shutkës.

“Unë thjesht dua t’ju prezantoj një situatë, si duket para shtëpisë time të shoh se masa e arrestit shtëpiak është më se e mjaftueshme. Pasi ikjes së Mijalkovit, mua më sigurojnë mbi tetë policë. Çdo automjet që hyn ose del nga ndërtesën ime kontrollohet në detaje,” tha Janakieski.

Vepra rrezikim i rendit kushtetues parashikon minimumi 10 vjet burg. Vendimi i Penales për të ndëshkuar të pandehurit, shumë poshtë minimumit, është i papranueshëm për Prokurorinë. Gjykata uli shumë dënimet, thonë nga prokuroria, sepse autorët e dhunës së 27 prillit u dënuan me dënime drakoniane. Ata njoftuan apelime në Gjykatën e Apelit për lartësinë e dënimeve me burg, sepse Penalja nuk guxon të japë dënim me më pak se dhjetë vjet.

“Do të bëj një krahasim, Katica Janeva u dënua për një vepër penale më të ulët, Keqpërdorim i pozitës zyrtare, ku dënimi maksimal është dhjetë vjet, dhe ajo mori shtatë vjet. Tani publiku le të krahasojë lartësinë e dënimit.”

Mbrojtja beson se vendimi për organizatorët e 27 prillit është sjellë vetëm me deklaratën e Aleksandër Vasilevskit – Ninxha. Edhe avokatët gjithashtu paralajmëruan ankesë në gjykatën më të lartë.

“Si pjesë e mbrojtjes, mendoj se nuk mund të ketë pasur dënim në këtë rast, kështu që ne me kurrfarë lloj dënimi nuk jemi të kënaqur.”

Ndryshe nga organizatorët, të cilët sot u dënuan me burg larg minimumit, autorët e dhunës së 27 prillit u dënuan me dënime drakoniane.

Dënimin më të lartë e mori Mitko Çavkovi edhe atë 16 vjet, ndërsa Abdulfeta Alimi u dënua me gjashtë vjet.

Ndryshe, procesi i parë kundër autorëve të dhunës përfundoi me amnisti të disa të pandehurve dhe të gjithë deputetët të VMRO – DPMNE-së që i hapën dyert e Parlamentit.

Disa nga këta deputetë votuan më pas për të ndryshuar emrin kushtetues. Gjithashtu u amnistuan edhe organizatorët e protestave “Për Maqedoni të Përbashkët”, të cilët me fjalime nxitëse kontribuuan që pjesëmarrësit në protestë të futen në Parlament dhe t’i rrahin deputetë dhe gazetarë, transmeton AlsatM.

Në procesisn gjyqësor 27 prilli qenë akuzuar gjithsej 33 vetë prej të cilëve 5 deputetë. Të dënuar janë gjithsej 16 vetë, ndërsa të tjerët i kanë shpëtuar dënimit falë ligjit për amnisti, të miratuar në vitin 2018.

Të ngjashme