Lajme
Kurti pranon telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit kroat, Slavonski Brod
Demokracia
15:35 | 26 Korrik 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet se në këto kohë të vështira për familjet dhe miqtë e viktimave, ju lutem pranon ngushëllime të sinqerta, përcjell Demokracia.com.

Komunikata e plotë e zyrës së kryeministrit:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një telegram ngushëllimi nga kryetari i qytetit Slavonski Brod.

Në telegram, kryetari Mirko Duspara i ka shprehur kryeministrit Kurti ngushëllime të sinqerta në emër të tij dhe të qytetit Slavonski Brod, për aksidentin e djeshëm tragjik në afërsi të këtij qyteti, ku humbën jetën dhjetë bashkatdhetarë të cilët udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë

I nderuar Kryeministër,

me keqardhje të madhe mora lajmin për aksidentin e tmerrshëm të trafikut afër qytetit tonë Slavonski Brod në të cilin, për fat të keq, humbën jetën 10 persona.

Në këto kohë të vështira për familjet dhe miqtë e viktimave, ju lutem pranon ngushëllime të sinqerta në emrin tim dhe në emër të qytetit Slavonski Brod. /Demokracia.com/

Të ngjashme