Një ndeshje mjaft joshëse pritet të zhvillohet sonte ndërmjet Juventusit e Romës e cila nis nga ora 18:00, shkruan Demokracia.com.
Juve assesi nuk guxon të dështojë, ndryshe do ta ketë shumë të vështirë t’i kompensojë pikët e humbura dhe ta ndjek hapin me kreun e tabelës.
Në anën tjetër Roma në ndeshjet e fundit është shfaqur shumë e rrezikshme kështu që kjo përballje po pritet me kërshëri.
Roma gjendet në pozitën e tretë me 40 pikë një më shumë sesa Juventusi që është në pozitën e katërt.
Tashmë gjithçka është gati dhe të dyja skuadrat kanë prezantuar formacionet zyrtare:
Juventus: Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Arthur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo. të cilat i gjeni më poshtë
AS Roma: Pau Lopez; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Cristante, Mkhitaryan; Borja Mayoral. /Demokracia.com