Gjatë 24 orëve në Kosovë janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nga fillimi i vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë dhënë mbi 350 doza të vaksinës kundër COVID-19, përcjell Demokracia.com.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357 mijë e 980 doza të vaksinës. Deri më sot 109 mijë e 233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar në fund të muajit mars, ndërsa vaksinimi masiv ka filluar më 15 qershor.
Po ashtu MSH ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes./Demokracia.com/