Shoferi i autobusit që shkaktoi dje aksidentin tragjik në Kroaci, është parë sot duke shkuar në prokurori, i prangosur dhe i shoqëruar nga policia.
Ai do të merret në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, derisa, pas këtij intervistimi, Zyra e Avokatit të Shtetit do të marrë një vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurave.
Një vendim për këtë do të merret nesër në mëngjes, shkruan index.hr.
Shoferi i dyshuar akuzohet për veprën penale ‘’Shkaktimi i aksidentit të trafikut në rrugë’’. Dënimi maksimal për këtë vepër me ligjet e Kroacisë është deri në 15 vjet.
Sipas raportimve, shoferin e zuri gjumi për një moment dhe autobusi që po barte mërgimtarë nga Kosova devijoi nga rruga, duke lënë të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të tjerë të lënduar.
https://www.facebook.com/121936437840909/videos/859291161629226