Situata me zjarret në qarkun e Vlorës mbetet problematike dhe po bëhet shumë e mundimshme për t’u kontrulluar. Disa vatra njëkohësisht në të gjithë qarkun dhe terreni i vështirë malor e bëjnë akoma më të vështirë punën për zjarrëfikësit.
Drejtori i Zjarrëfikëses në Vlorë, Kastriot Bega pranoi se nuk ka burime njerëzore për të mbuluar gjithë territorin.
“Me kapacitetet që ne kemi, me automjetet qe ne kemi dhe me kete vapë e kemi të veshtirë që të përballojmë situatën.”
Aktualisht në qarkun e Vlorës janë 38 punonjës të shërbimit zjarrëfikës ndërsa sipas drejtorit të këtij sektori numri normal në raport me popullsinë e qarkut do të duhej të ishte 104 zjarrëfikës, shkruan A2.
Drejtori Kastriot Bega mendon se shumica e vatrave të zjarrit janë janë të qëllimshme. Situata më evështirë për tu menaxhuar është ajo në zonën e Dukatit. Deri më tani janë shkrumbuar 36 hektar kullota dhe 1.5 hektar pishë e rrallë ndërsa për shkak të terrenit të vështirë zjarri vijon ende në ditën e katërt.