Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Xhudistja kosovare në finale e ka eliminuar xhudisten nga Franca, Sarah Cysique në kategorinë deri në 57 kilogramë, raporton Demorkacia.com.
Xhudistja nga Franca u eliminua pasi u ndëshkua me karton të kuq.
Pas fitores, Nora Gjakova dhe trajneri, Driton Kuka kanë shpërthyer në festë.
Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojërat Olimpike në Tokio të Japonisë.
E para që u stolis me medaljen e artë në ditën e parë ishte Distria Krasniqi./Demokracia.com