Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, dje në ora 09:30, një punëtore e një banke në Prishtinë, ka raportuar se një i dyshuar ka deponuar një kartëmonedhë prej 500 eurosh, që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Monedha e dyshuar është konfiskuar nga policia, ndërsa rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e rregullt 24 orësh, të Policisë së Kosovës.