Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, anëtar i Komisionit për Media, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës që po tentohet të kapet Komisioni i Pavarur për Media (KPM).
Ramadani në Interaktiv ka thënë se nuk është shikuar fare bindja politike e kandidatëve.
“Nuk është e vërtetë, që Qeveria po e kap ndonjërin prej institucioneve, qysh po paraqitet prej opozitës dhe disa organizatave. Për mua ka pasur rëndësi, se si kandidatët janë përgjigjur në pyetjet e njëjtat që u kemi shtruar të gjithëve, në formën e opsionin që e kanë dhënë për drejtimin e një institucioni që nuk po funksionon si duhet. Ka qenë me rëndësi si janë përgjigjur dhe sa kanë mundur të na bindin se mund të drejtojnë këtë institucion. Nuk ka rëndësi kë e kanë mbështetur se si e kanë mbështetur. Nuk është e vërtetë që dikush është mbështetur për shkak të bindjeve, asnjë pyetje nuk ishte se cilën parti e mbështet”, ka thënë Ramadani.
Tutje, anëtari i Komisionit për Media deklaroi se do të kërkojnë për çdo vit përgjegjësi nga anëtarët e KPM-së për të vlerësuar punën e tyre.