Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka takuar sot gastronomët, ku ka shplaosur një pjesë të planit për Rimëkëmbje, duke thënë se PDK do t’u qëndrojmë pranë bizneseve.
Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gastronomia është njëri prej sektorëve më të goditur nga pandemia COVID-19.
“Në takim me Shoqatën e Gastronomëve, sot, u shpalosa një pjesë të Planit të PDK-së për Rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe të vështirë, e po ashtu e punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai zotohet që me planin konkret të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike do t’u qëndrojnë pranë bizneseve dhe së bashku do të dalin nga kjo situatë edhe më të fortë, njëkohësisht duke respektuar rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore përkatëse.
Lexoni të plotë statusin e tij:
Gastronomia është njëri prej sektorëve më të goditur nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid19. Mjerisht, kjo kategori nuk është ndihmuar nga shteti aq sa ka pasur nevojë.
Në takim me Shoqatën e Gastronomëve, sot, u shpalosa një pjesë të Planit të PDK-së për Rimëkëmbje, në qendër të të cilit do të jetë mbështetja e bizneseve që kanë pësuar humbje të mëdha gjatë kësaj periudhe të vështirë, e po ashtu e punëtorëve që kanë humbur punën si pasojë e pandemisë.
Partia Demokratike dhe unë si kryeministër zotohemi që me planin konkret të PDK-së për rimëkëmbjen ekonomike do t’u qëndrojmë pranë bizneseve dhe së bashku do të dalim nga kjo situatë edhe më të fortë, njëkohësisht duke respektuar rekomandimet që vijnë nga institucionet shëndetësore. #Rimëkëmbje