ShowBiz
Brenda jahtit luksoz që i kushtoi katër milion dollarë Conor McGregor (VIDEO)
Demokracia
11:31 | 21 Korrik 2021

Share:

Ndonëse në fushën profesionale McGregor po përballet me probleme të shumta, ai ka blerë një jaht superluksoz Lamborghini.

McGregor ka shpenzuar 3.6 milionë dollarë për jahtin të cilin ai  e quan “supervetura e detit”, transmeton Demokracia.com

Jahti është porositur që nga muaji tetor i vitit të kaluar dhe përpos shpenzimeve të blerjes, mendohet që McGregor paguajti edhe 4 milionë dollarë për shkak të posedimit të pajisjeve shtesë.

Jahti i Conorit është rreth 19 metra i gjatë, peshon 24 tonelata dhe zhvillon 4.000 kuajfuqi.

Vetëm 63 jahte të tilla janë prodhuar për publikun super të pasur, ndërsa McGregor e ka marrë të 12-tin me radhë për nder të uiskit të tij, Proper 12.

Të ngjashme