Shtatë raste pozitive me COVID-19 janë shënuar të dielën në Kosovë, nga testimi i 2.202 personave të dyshuar.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar vetëm dy persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,536 që nga fillimi i pandemisë.
Numri i rasteve aktive aktualisht në tërë Kosovën, sipas MSH-së është 103.
Postimi i plotë:
18 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 2.202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536.
Në total numri i rasteve aktive është 103. /Demokracia.com/