Të dielën, shkencëtarët në Belgjikë raportuan se një grua e moshuar vdiq nga COVID-19, pasi ishte infektuar në të njëjtën kohë me variantet “Alfa” dhe “Beta”.
90-vjeçarja vdiq në mars, pasi u shtrua në një spital në qytetin belg të Aalst.
“Kjo është një nga rastet e para të dokumentuara të bashkë-infeksionit me dy variante të SARS-CoV-2”, tha biologia molekulare, Anne Vankeerberghen, autore e studimit të lëshuar nga Kongresi Evropian i Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive.
Pesë ditë pasi nisi kurimin, ajo humbi jetën. Sipas Dr. Vankeerberghen, “është e vështirë të thuash nëse bashkë-infeksioni me dy variante luajti një rol në përkeqësimin e shpejtë të gjendjes së pacientit”.
E moshuara nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19 dhe doli pozitive për sëmundjen, pas shtrimit të spital.