Lajme
“90 për qind e zyrtarëve policorë kërkojnë të hyjnë në greva”
Demokracia
15:16 | 08 Korrik 2023
Arkiv

Share:

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri ka folur për gjendjen aktuale që mbretëron brenda njërit prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

Ai ka thënë se fatkeqësisht kjo gjendje nuk është në momentin më të mirë, pasi pakënaqësia te zyrtarët policorë është e madhe.

Madje, ai në një prononcim për lajmi.net, pohoi se 90% e tyre janë të gatshëm të hyjnë në greva.

Shkak janë kushtet minimale të punës, me transportin si njërin prej tyre. Gjithashtu, Zeqiri vlerësoi se largimi i 40 zyrtarëve policorë, respektivisht heqja dorë e tyre nga uniforma, duhet të jetë alarmante.

“Ka pakënaqësi të shumta që i thonë çdo ditë, për shumë çështje”, deklaroi ndër tjerash ai. Për më tepër, ndiqeni paraqitjen e tij.

Të ngjashme