Lajme
90 pacientë po trajtohet nëpër klinika nga COVID-19, 70 me oksigjeno-terapi
Demokracia
09:51 | 24 Shkurt 2022

Share:

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 90 pacientë të infektuar me Covid-19 janë duke u trajtuar nëpër klinika, raporton Demokracia.com.

Numri i atyre që janë me oksigjeno-terapi është 70, ndërsa katër pacientë janë në mjekim intenziv.

“Në kuadër  të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor nga Covid-19 po marrin 90 pacientë.  80 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 6 të negativizuar. 70 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 4 në Mjekim Intensiv”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së në rrjetin social Facebook.

Sipas raportit të klinikave dhe spitaleve të përgjithshme më së shumti pacientë ka në Klinikën Infektive me gjithsejtë 45 pacientë me Covid-19.

“Klinika Infektive, 45 pacientë; Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë; Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë; Spitali i Prizrenit, 8 pacientë; Spitali i Gjilanit, 10 pacientë; Spitali i Pejës, 2 pacientë ;Spitali i Gjakovës, 10 pacientë; Spitalit Mitrovicës, 2 pacientë; Spitali i Ferizajt, 7 pacientë”./Demokracia.com./

Të ngjashme