Sport
90 minutat s’mjaftojnë në Bernabeu, Real Madridi me përmbysje spektakolare ndaj Cityt
Demokracia
22:59 | 04 Maj 2022

Share:

Ndeshja e kthimit mes Real Madridit dhe Manchester Cityt ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

90 minutat e rregullta kanë përfunduar 2:1 për “mbretërit” (5:5 rez. Përgjithshëm) në stadiumin “Santiago Bernbeu”, shkruan Demokracia.com.

Mahrez hapi serinë e golave në minutën e 73-të, gol që dëshpëroi shumë kampin vendas dhe tifozët e pranishëm në stadium.

Megjithatë, Los Blancos nuk u dorëzuan dhe fillimisht barazuan rezultatin në minutën e 90-të me anë të Rodrygos.

I njëjti dy minuta më vonë realizoi me kokë, për të “shpërthyer” në festë tifozët e Real Madridit.

Kësisoj, skuadrat “biletën” për në finale do ta kërkojnë në vazhdime, eventualisht përmes ekzekutimit të penalltive. /Demokracia.com/

Të ngjashme