Është mbyllur 90 minutëshi i rregullt në takimin final të Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit.
Koha e rregullt e ndeshjes nuk ka sjellur fitues pasi ka përfunduar baras 1-1, raporton Demokracia.com.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Oto John për Prishtinën në minutën e 67-të.
Ndërkaq për llapjanët realizoi Festim Alidema pesë minuta para fundit përmes penalltisë.
Në disa raste ndeshja u karakterizua me lojë të ashpër ku nuk munguan as kartonët e kuq.
Endrit Krasniqi e la Prishtinën me një lojtar më pak në minutën e 26-të kur u ndëshkua me karton të kuq.
Për t’u barazuar me nga 10 lojtar në fushë, edhe Arbnor Ramadani i Llapit la fushën para kohës në minutën e 75-të pasi i njëjti u skuq nga Çaka që u tregua i rrept.
Kësisoj, tani duhen edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta. /Demokracia.com