Lajme
“90 herë u sulmuam”: KFOR-i me mesazh para protestuesve në Zveçan
Demokracia
18:11 | 10 Qershor 2023

Share:

Mediumi serb “Kosovo-Online” raporton se komandantii KFOR-it për rajonin lindor, ka vendosur një baner në Zveçan.

Aty thuhet se KFOR-i ka pësuar mbi 90 viktima në përpjekjen për të siguruar mjedis të sigurt.

Baneri, thuhet se është vendosur pranë gardhit metalik, para ndërtesës komunale.

“KFOR ka pësuar më shumë se 90 viktima (sulme) në angazhimin tonë për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet.” – thuhet në bander.

Ndërkohë, dje KFOR ka thirrur një konferencë për media ku foli për situatën në veri dhe rrezikun potencial për viktima.

Zëdhënësi i KFOR-it, Andrea Gallieni, deklaroi se trupat e KFOR-it në veri kanë parandaluar eskalim të situatës nga protesta e 29 majit sepse kishte rrezik për jetën dhe që dikush të vritej. Ai shtoi se gjatë protestës, shumë ushtarë janë lënduar nga gurët e gjuajtur, mjete shpërthyese të improvizuara dhe nga përdorimi i armës.

Sipas tij, ishte e qartë që kishte njerëz që donin të protestonin në mënyrë paqësore, por dhe që prapa tyre po fshiheshin grupe kriminale që donin t’i sulmonin trupat e KFOR-it.

“Në emër të komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ne jemi të kënaqur me sjellën e kontingjentit sepse ndërhyrja e tyre ndërmjet palëve shmangi një problem të madh mes serbëve dhe shqiptarëve sepse aty mund të kishte probleme me rrezik për jetën e që dikush edhe të vritej”.

Të ngjashme