9 shkurti është dita ndërkombëtare e ushqimit të preferuar thuajse nga të gjithë, picës.
Për shekuj me radhë, pica ishte kryesisht një pjatë e shijuar në Itali, por në fillim të shekullit të 20-të, dyqanet e para të picave të stilit amerikan u shfaqën në New York dhe New Jersey, duke u bërë kështu një ndër ushqimet më të konsumuara në botë.
Demokracia.com ju sjell disa fakte interesante për picat:
Sipas një studimi, 350 pjesë të picës hahen për një sekond ndërsa tre milliard pica shiten në Amerikë brenda një viti
Pica më e shtrenjtë në botë kushton 12,000 dollarë
36% e amerikanëve mendojnë se pica është vakt mëngjesi
Në Filadelfia ekziston një muze picash
Konsumimi i picës çdo javë zvogëlon rrezikun e kancerit. /Demokracia.com/