Aventura e Luuk de Jong te Barcelona tashmë ka marrë fund, pak muaj pas ardhjes së tij në formë huazimi nga Sevilla.
Sulmuesi holandez, i kërkuar nga Koeman dhe jashtë planeve të Xavi, sipas Mundo Deportivo është një hap larg kalimit te Cadiz.
Marrëveshjet mes klubeve, Barça, Sevilja dhe Cadiz, tashmë ekzistojnë dhe për tymin përfundimtar të bardhë mbetet vetëm po e fundit e lojtarit që mund të mbërrijë në këto orë.
Një dështim total te Barcelona, duke luajtur ne La Liga 9 ndeshje dhe shënuar 1 gol. /Demokracia.com