Sport
89-shi fiton derbin mitrovicas, Ferizaj nuk gabon kundër Flamurtarit
Demokracia
16:53 | 28 Shtator 2021

Share:

Janë mbyllur dy përballjet e para të xhiros së gjashtë në Ligën e Parë të Kosovës.

Trepça ’89 e ka fituar derbin lokal të Mitrovicës kundër rivalit të vjetër, Trepçës, shkruan Demokracia.com.

“Minatorëve” iu ka mjaftuar nga një gol për secilën pjesë për të shënuar një tjetër fitore të rëndësishme që e mban në garë për vendin e parë në Grupin A të Ligës së Parë.

Me këtë triumf, 89-shi renditet në vendin e parë me 14 pikë, një më shumë se Vëllaznimi që është i dyti me një lojë më pak.

Ndeshja e dytë dhe e fundit e ditës u zhvillua ndërmjet Ferizajt dhe Flamurtarit që i takon Grupit B.

Vendasit fituan lehtësisht kundër kryeqytetasve me rezultat bindës 3-0.

Kësisoj, Ferizaj largohet nga vendi i fundit dhe pozicionohet e shtata me pesë pikë.

Kurse Flamurtari mbetet i katërti me tetë pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme