Lajme
835 gjoba për qytetarët që nuk respektuan ligjin antiCOVID
Demokracia
09:12 | 12 Prill 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur 835 qytetarë për mosrespektim të ligjit antiCOVID-19, gjatë 24 orëve.

Policia ka gjobitur qytetarët bazuar në ligjin antiCOVID-19, i cili është miratuar në gusht të vitit 2020, me qëllim të parandalimit të koronaviruasit, shkruan Demokracia.com

Gjoba për mos mbajtjen e maskës është 35 euro.

Sipas IKSHPK-së numri total i rasteve pozitive është 97 mijë e 996 raste nga 475 mijë e 417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 988 raste të vdekjes.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 503 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82 mijë e 64 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 944.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës  nga data 7 prill ka vendosur masa të reja për parandalimin e pandemisë COVID-19./Demorkacia.com/

Të ngjashme